TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2023, 14:59

Alibia e Berishës për vjedhjen e votave, Kadilli: Po fyen qytetarët, Rithemelimi nuk ngjall shpresë!

Shkruar nga Pamfleti
Alibia e Berishës për vjedhjen e votave, Kadilli: Po fyen

Fatbardh Kadilli, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD u shpreh Sali Berisha me fjalimet e tij për akuza për blerje votash po fyen qytetarët.

Kadilli u ndal pikërisht tek bashkia e Shkodrës, një bastion i djathtë që u fitua me rezultat të thellë’ nga PS, ku theksoi se shkodranët nuk e shitën votën, por nuk ja dhanë Sali Berishës e Ilir Metës.

Sipas Kadillit, Rithemelimin e braktisën qytetarët, pasi nuk jep shpresë.

Është bërë tashmë këngë e përsëritur se mbas zgjedhjeve do të thotë nuk i njoh ose nuk janë të rregullta. Në rastin konkret kemi përsëritje të të njëjtit alibi pse nuk fitoi. Fatkeqësisht nuk duan të kuptojnë krizën e thellë politike. Kjo krizë politike ka filluar që në 2013 të marrë formë.

Po pe vetëm tek kundërshtari, e ke harruar ofertën për qytetarët. Mësuesi pret që t’i tu japësh përgjigje detyrave. Qeveria u tregua e kujdesshme arrestoi dhe ca nga opozita për blerje vote. Sado të ketë shitblerje votash, sado të ketë intimidim ne i fyejmë njerëzit dhe ky rast kalon çdo limit që ka justifikimi.

Akuza fyen shkodranët pasi nuk e kanë shitur votën. Nuk ja kanë dhënë Berishës e Metës dhe pikë! Po edhe ata në Kamëz e Bathores, nuk ja kanë dhënë Berishës e Metës. Mos i fyej qytetarët si i akuzon se u shitën ata. Si nuk u shitën para dy vitesh. Mos i akuzon njerëzit sepse turpëron njerëzit dhe jo veten. Ky është historikisht rezultati më i dobët i PD-së, por edhe i opozitës. Ky regjimi që vidhka vota, pse nuk e mori në Kavajë. Ty si Rithemelim të braktisën pasi nuk i jep më shpresë mos i fyej më njerëzit!”- tha Kadilli.

fatbardh kadilli 14 maji sali berisha

Lini një Përgjigje