Politike17 Maj 2023, 15:00

Mbyllet numërimi në Tiranë/ PS merr 34 këshilltarë, Meta nxjerr Berishën në minorancë; emrat për çdo parti

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet numërimi në Tiranë/ PS merr 34 këshilltarë,

Mbyllet numërimi i votave në Tiranë në garën për këshillin bashkiak. Partia Socialiste ka marrë 50.41 për qind të votave, që e përkthyer në mandate është 34 këshilltarë. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 23.30 për qind të votave, e përkthyer në mandate 15 këshilltarë.

Partia Republikane ka marrë 1 këshilltar, Partia Social Demokrate 3 këshilltarë, Partia Demokratike 4 këshilltarë, LZHK 1, PDIU 1, Nisma Thurje 1, Lëvizja Bashkë 1.

Pra PS duket se ka kapur dhe këshillin bashkiak, duke bërë që të gjitha vendimet t’i miratojë pa asnjë problem.

Elementi tjetër që bie në sy është se në listën e Bashkë Fitojmë shumicën e këshilltarëve i ka marrë Partia e Lirisë. Nga 15 këshilltarë, 12 i ka marrë Partia e Lirisë dhe vetëm 3 janë të Berishës. Berisha mbeti mes katër rrugëve pas vendimit të Apelit që i hoqi vulën dhe gjeti shpëtim te Meta. Por ky i fundit duket se i ka vënë kushte. Meta lakmonte këshillat bashkiakë dhe në disa bashki të mëdha, në krye të listës ka vendosur militantët e tij. Në bashkitë e mëdha ai madje e ka nxjerrë Berishën dhe pakicë.

Edhe në Durrës, ka vijuar e njëjta skemë, ku PL ka marrë thuajse njësoj këshilltarë sa Berisha. E njëjta taktikë është përdorur dhe në Vlorë, Korçë apo në Berat. Pra duket se Meta e ka arritur “fitoren” e tij. Ata militantë që i kishin mbetur pa punë i futi në këshilla dhe këtë në kurriz të PD. Ndërkohë Berisha tani jo vetëm që ka dështuar me marrjen e kryebashkiakëve. Por nuk ka asnjë forcë në këshilla bashkiakë, pasi thuajse në të gjithë vendin është pakicë.

Ndarja e votave në këshillin bashkiak të Tiranës

 

Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

1.       Ilir Mehdi Alimehmeti    

2.       Silva Maksim Caka           

3.       Endrit Vullnetar Braimllari            

4.       Beti Shefki Njuma           

5.       Arben Zyhdi Tafaj             

6.       Floida Fadajev Kërpaçi   

7.       Tedi Gaqo Blushi              

8.       Ilda Safet Zhulali               

9.       Dorjan Xhezair Teliti        

10.   Ana Ali Azizaj    

11.   Artan Halit Distafa           

12.   Albana Bedri Kepi            

13.   Jonathan Akil Pano         

14.   Eriona Pullumb Bixha     

15.   Genci Mustafa Gjokutaj

 

Partia Socialiste

1.       Romina Argjir Kuko         

2.       Aldrin Haxhi Dalipi           

3.       Megi Bashkim Fino         

4.       Eridian Bajram Salianji   

5.       Etleva Hydai Bajrami      

6.       Endri Përparim Fuga       

7.       Ledia Petrit Tota               

8.       Plarent Pjeter Ndreca    

9.       Sonila Llambi Qato          

10.   Luan Hysni Bregasi          

11.   Arta Kostandin Dollani   

12.   Genci Musa Hyska           

13.   Joleza Jorgo Koka            

14.   Julian Bari Hodaj              

15.   Reme Korab Xholi            

16.   Besart Ilirian Kadia          

17.   Blerina Ilir Doracaj          

18.   Gazmend Luftar Paja      

19.   Silda Angjello çepe          

20.   Endrit Shpetim Hoxha    

21.   Adelina Mersin Greca     

22.   Hantin Jean Bonati          

23.   Vjollca Nuh Braho           

24.   Glindxhet Besim Madhi 

25.   Katerina Nikolin Marku 

26.   Aldo Genci Merkoçi        

27.   Albina Mystehak Nanaj 

28.   Enio Adrian Civici             

29.   Bruxhilda Pllumb Kito    

30.   Agim Daut Kraja

31.   Maura Lazër Linadi          

32.   Halit Xhezar Valteri         

33.   Grejsi Lulzim Bixhi           

34.   Rezart Sopot Isufi            

PR

Albi Xhevdet Jahelezi

 

PSD

1.       Bruno Geront çela           

2.       Irini Kostandin Goga       

3.       Krenar Alizot Canollari

 

PD

1.       Enriketa Kristofor Pandelejmoni

2.       Gentjan Fiqiri Muça        

3.       Irisi Arben Beleraj            

4.       Ervin Maliq Dushku

 

Aleanca Progresiste L.ZH.K

Fabian Sokol Topollari

 

PDIU

Alda Fejzi Hasani

 

Nisma Thurja

Endrit Skënder Shabani

 

Lëvizja Bashkë

Mirela Besjan Ruko

berisha meta rama