Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani thotë se Adriatik Llalla ka përfituar nga Gjykata e Apelit në Romë marrjen e pasaportës me qëllim lëvizjen brenda territorit italian.
Ai tha se procesi vijon në Itali për ekstradimin e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla, ndërsa shtoi se ka besim se ai do të kthehet në vendin tonë për vuajtjen e dënimit.
"Adriatik Llalla ka përfituar nga Gjykata e Apelit në Romë marrjen e pasaportës me qëllim lëvizjen brenda territorit italian. Procesi vijon në Itali për ekstradimin e ish-kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Llalla.
Ervis Martinaj vazhdon të jetë i pandehur nga SPAK, por nuk gjendet asgjëkundi.
Nuk jam vënë në dijeni nga homologët për marrjen e statusit të azilantit nga ana e Adriatik Llallës. Llalla vijon të qëndrojë në Itali dhe procesi vijon për ekstradim. Kam besimin e plotë se ekstradimi i Llallës do të miratohet dhe ish-kryeprokurori do transferohet në Shqipëri për vuajtjen e dënimit të marrë nga drejtësia Shqiptare.", tha ai në një takim me gazetarët.
Ju rikujtojmë se Sokol Hazizaj, avokati i Llallës ka deklaruar se Gjykata e Apelit në Romë i kishte dhënë ish-kreut të Prokurorisë të drejtën e azilantit politik. Sipas Hazizajt, vendimarrja në favour të Llallës kishte të bënte me qëndrimin joproporcional të mbajtur nga gjykatat shqiptare në dënimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm.
Por SPAK ka një version të ndryshëm mbi procesin e Llallës në Itali.
Vendimi i Gjykatës së Apelit Romë i datës 13 shkurt 2023 nuk ka pasur sipas SPAK për objekt shqyrtimin e kërkesës për ekstradim, por masën e sigurimit të caktuar ndaj Lallës.
Llalla u dënua me dy vjet burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pranverë të vitit 2021 dhe vendimi mori formë të prerë më 22 shtator të atij viti. Llallës iu konfiskuan edhe pasuritë e dyshuara si të fshehura.
Avokati i tij, Sokol Hazizaj ishte i paarritshëm për t’u pyetur mbi procesin e zhvilluar në Romë deri në publikimin e këtij shkrimi.
Lini një Përgjigje