TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2024, 20:49

Ambasadori i BE-së ultimatum politikës: Jepini fund kaosit në Parlament, harrojeni integrimin nëse vijoni kështu

Shkruar nga Pamfleti

Ambasadori i BE-së ultimatum politikës: Jepini fund kaosit në

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato i ka bërë thirrje politikës shqiptare që t’i japë fund kaosit në Parlament. Sipas tij, kjo situatë nuk ndihmon në integrimin e Shqipërisë, por ëprkundrazi e dëmton progresin e arritur deri tani.

Në një aktivitet ë organizur nga shoëria civile ku ishin të rpnishëm dpeutetë nga të gjtiha forcat politike, ai kërkoi që të nisin me urgjencë diskutimet për rikthimin e normalitetit në seancat plenare ku prej muajsh tashmë projektligjet votohen pa pasur diskutime për shkak të kaosit të shkaktuar nga deputetët e PD-së së Rithemelimit.

Sot kam qenë dëshmitar se si politikanë shqiptarë nga parti të ndryshme politike u angazhuan në diskutime dhe debate lidhur me rolin e Kuvendit në procesin e negociatave me BE-në. Diskutime të ngjashme duhet të nisin me urgjencë në Kuvend për të rivendosur funksionimin normal të tij. Ky është një nga kushtet themelore që vendet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Ne punojmë së bashku për të ndihmuar parlamentin të luajë rolin e tij të plotë në anëtarësimin në BE si një institucion transparent dhe efektiv në shërbim të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

Lini një Përgjigje