
Ish kryeministri, Sali Berisha duket se nuk po e kapërdinë dot vendimin e marrë më datë 3 mars, në bazë të së cilit vula i kaloi Alibeajt. Ditën e sotme gjatë një mbledhjeje që organizoi me kandidatët për kryetarë bashkie të zgjedhur nga procesi i primareve, ai sulmoi gjyqtaren Elira Kokona, e cila ishte pjesë e trupës gjykuese që morën vendimin për vulën.
Berisha tha se gjykatësit lexuan një shkresë që u kishte ardhur nga Kokona, e cila sipas tij është një eksponent i rrezikshëm i mafies së Edi Ramës.
“Në këtë kontekst keni një epërsi shumë të madhe nga kandidatët e mafies shtetërore. Edi Rama me qëllim që të na pengonte që të hynim në zgjedhje e shtyu në tre ditët e fundit vendimin e gjykatës. Gykatësit lexuan një shkresë që u kishte ardhur aty me Elira Kokonën, një eksponent i rrezikshëm i mafies së Edi Ramës.
Ky skenar nuk ishte vetëm i Edi Ramës. Morën peng ish kryetarin dhe duhet t’u them ju dhe qytetarëve shqiptarë se ka qenë kundërshtimi im i prerë para të dërguarve të Bashës dhe Ramës që PD të bëjë koalicion me PS, ai që pastaj nxiti të gjitha veprimet ndaj meje”, deklaroi Berisha.
Lini një Përgjigje