
Një nga momentet më simbolike të protestës së sotme para Kryeministrisë ishte vendosja e një flete të madhe të bardhë në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku qytetarët shkruan me dorën e tyre ato që i quajtën padrejtësitë e përjetuara ndër vite.
E pagëzuar si “Çarçafi i padrejtësive”, fleta e gjatë u mbush gradualisht me mesazhe, ankesa dhe rrëfime personale të protestuesve, duke u kthyer në një pasqyrë të pakënaqësisë që ka nxjerrë mijëra qytetarë në rrugë.
Mes shënimeve të lëna nga protestuesit binin në sy dhimbja për largimin e familjarëve në emigracion, pagat e ulëta, pensionet e pamjaftueshme, korrupsioni, vështirësitë ekonomike, problemet me arsimin, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe mungesën e mundësive për të rinjtë.

Ndryshe nga pankartat që mbahen për disa orë dhe më pas largohen bashkë me turmën, “Çarçafi i padrejtësive” mbeti në bulevard edhe pas përfundimit të protestës. Teksa qytetarët u shpërndanë në mënyrë paqësore dhe u larguan nga zona e Kryeministrisë, fleta e bardhë e mbushur me qindra mesazhe mbeti aty si një dëshmi e revoltës qytetare.
Për shumë prej pjesëmarrësve, ky ishte elementi që përmbledhte më mirë frymën e protestës. Jo një listë kërkesash të hartuara nga politikanët, por histori, shqetësime dhe probleme të shkruara nga vetë qytetarët.
Në fund të protestës katërorëshe, “Çarçafi i padrejtësive” mbeti i shtrirë në zemër të bulevardit, si një kujtesë e pakënaqësisë së akumuluar ndër vite dhe si një simbol i zërit që protestuesit thonë se nuk do të heshtë më.
Ek, ek, ek, gabim, gabim fatal. Ajo leter shirit duhej mbajtur se kishte prova te popullit per pislleqet e maskarenjve te medhenj. Shqiptaret si popull "naiv" kur blinin e shisnin shtepi ose troje i jepnin doren njeri tjetrit dhe pazari ishte bere. Keni pare ne ankande (auctions) qe kur arrihet vlera me e larte bije cekici e vendoset blerja. Ky pranim nuk ndryshohet e eshte vendosur. Asnje truall, komb e shtet nuk eshte perlare nga pushtuesit. Pas renies se perandorise ottomane Shqiptaret injorante e budallenj fuirmosnin karta ose letra e shtepia e fshati kalonte nga truall Shaqiptar ne truall Grek. Faleminderit shume! Keshtu jane marre trojet Shqiptare historikisht. Injoranca eshte babai e nena i te gjitha shkaterrimeve. Kur pyes ca Kosovare se si e qysh i blenin e shisnin toka e prona. Me pergjigjeshin, qe e di gjithe katini qe gjyshi ja ka ble gjyshit tend. Po letra, i them une. E di gjithe katuni, me thote derri me zyle. Kur me ka thene nje nga Prishtina ne London, qe gjyshi im e ka lene ne bixhoz Hotel Adriatiku ne plazhin e Durreesit brenda nates,me iku petlla. Duke iu referuar beses Shqiptare, Shqiptari kodosh me thote, ke ndonje mik te me ndihmosh se ne ate kohe jepej prona ne bese e mund te fitojme e ta ndajme fifty fifty. Thyej qafen, i thashe. Keto jane problemet shumezuar me poshtersite e Shqiptareve injorante faqezinj. Keto si duket jane edhe problemet e Zvernecit. Le qe pashe edhe ata kokeqepat zagare qe kishin marre tokat e te zotit e ishin langot e Romes me brez te Bardhe.