
Deputeti i Partisë Demokratike në listat e mbyllura dhe njëkohësisht drejtuesi politik i saj për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, pasi ushtroi të drejtën e votës në qytetin e Lezhës, dha një deklaratë për mediat ku komentoi edhe arrestimin e bashkëshortit të deputetes Elda Hoti.
Gjekmarkaj e cilësoi arrestimin si një kurth të ngritur nga organet shtetërore, të cilat, sipas tij, në vend që të ndëshkojnë ata që cenojnë procesin zgjedhor dhe merren me shitblerjen e votës, po targetojnë qytetarët që mbrojnë të drejtën e votës. Ai theksoi se Partia Demokratike po monitoron çdo rast abuzimi dhe do t’i denoncojë publikisht ato.
"Është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, qytetarët duhet të marrin benefitet e demokracisë. Shqiptarët duhet të jenë vigjilentë, pjesëmarrës. Unë sot kamë me vete edhe time bijë e cila nuk voton, pro duhet ta edukojmë me shenjtërinë e votës se indiferenca është armiku më i madh i demokracisë. Për sa i përket pyetjes, mendoj se organet shtetërore po na vendosin në një situatë para demokratike, para shtetërore sepse duhej të ishin ata garant të procesit, në vend që të merren me shitblerësit e votës, merren me qytetarë që e mbrojnë atë. PD dënon me forcë si një skenar politik dhe po evidenton pjesëmarrësit për t’ju drejtuar organeve kompetente", tha Gjekmarkaj.
Lini një Përgjigje