Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e Fredi Belerit., kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në Himarë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se beteja politike ndaj Belerit nuk ka lidhje me hetimet e Prokurorisë ndaj tij.
Rama gjithashtu thekson se ndalimi i tij me urdhër të Prokurorisë së Vlorës duhet të jetë i provuar ligjërisht.
"Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!
Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë.", shkruan Rama.
Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!
— Edi Rama (@ediramaal) May 12, 2023
Lini një Përgjigje