TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 12:42

Askush nuk u rregulloi rrugën, banorët e Grabovës bojkotojnë masivisht zgjedhjet

Shkruar nga Pamfleti

Askush nuk u rregulloi rrugën, banorët e Grabovës bojkotojnë

Fshati Grabovë në bashkinë e Gramshit ka bojkotuar totalisht votimet ditën e sotme. Asnjë nga banorët nuk ka dalë në votime  dhe kjo në shenjë proteste për mungesën e investimeve kryesisht në infrastrukturë.

Gjatë ditës së sotme, kur po zhvillohen zgjedhjet vendore në mbarë vendin, banorët në këtë fshat kanë zgjedhur ta bojkotojnë këtë proces.

Edhe në vitin 2021, ata nuk kanë votuar për të njëjtën arsye.

Pavarësisht thirrjeve që janë duke bërë politikanët si nga mazhoranca dhe opozita, duket se  banorët e Grabovës, janë të vendosur në qëllimin e tyre për të mos marrë pjesë në proces.

 

grabov bojkot votime

Lini një Përgjigje