Politike27 Shtator 2023, 17:19

Avokati i Popullit, paketa e reformës në drejtësi dhe kaosi brenda opozitës, futen në “lojë” amerikanët

Shkruar nga Pamfleti
Avokati i Popullit, paketa e reformës në drejtësi dhe kaosi
Foto nga takimi

Zgjedhja e Avokatit të Popullit ka një vit që është bllokuar sepse PS dhe PD nuk gjejnë dakordësinë. Vetë brenda PD palët janë të ndara. Po ashtu ka disa ligje të reformës që planifikohet të ndryshohen dhe duhen 84 vota, pra duhet konsensus. Kjo ka vënë në lëvizje amerikanët...

Amerikanët duket se kanë hyrë në lojë sa i takon zhvillimeve që priten nga Parlamenti. Opozita është në kaos, teksa në radhë për tu diskutuar dhe miratuar në Kuvend janë një sërë çështjesh të rëndësishme, siç janë Avokati i Popullit, por edhe rishikimi i disa ligjeve të reformës në drejtësi. Për këtë arsye është vënë në lëvizje i Ngarkuari me Punë i SHBA David Wisner. Ky i fundit ka takuar sot Klotilda Bushkën dhe Dhurata Çupin, drejtueset e Komisionit të Ligjeve, ku ka dhënë direktiva mbi çështjet e mësipërme.

I dërguari amerikan është shprehur se është me rëndësi gjetja e gjuhës së përbashkët në Kuvend, pasi kjo është thelbësore për një demokraci të shëndetshme.

Për të diskutuar përparësitë legjislative të Kuvendit, i Ngarkuari me Punë i SHBA David Wisner u takua me Kryetaren Klotilda Bushka dhe Nën-Kryetaren Dhurata Çupi të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike, dhe të Drejtat e Njeriut sot pasdite. Ata ranë dakord për rëndësinë e posteve kyçe si ai i Avokatit të Popullit, natyrën kritike të përpjekjeve të Shqipërisë për reformën në drejtësi, si dhe rolin që shumica dhe opozita luajnë në një demokraci të shëndetshme”, njofton ambasada.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit ka një vit që është bllokuar sepse PS dhe PD nuk gjejnë dakordësinë. Vetë brenda PD palët janë të ndara. Po ashtu ka disa ligje të reformës që planifikohet të ndryshohen dhe duhen 84 vota, pra duhet konsensus. Takimi i David Wisner me Dhurata Çupin është i pari takim me përfaqësues të PD. Deri më tani ai ka qëndruar larg debatit. Pak ditë më parë i dha një goditje Bardhit. Teksa mohoi që të kishte kontakt me të për Avokatin e Popullit e bëri të qartë se ata që i shkojnë pas “non gratës” nuk i kanë mirë punët. /Pamfleti

avokati i popullit opozite amerikane