Politike 5 Tetor 2023, 11:31

Balla akuza opozitës: Ju nuk keni hallin e Kosovës, qëllimi juaj është të sulmoni Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Balla akuza opozitës: Ju nuk keni hallin e Kosovës, qëllimi juaj

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se opozita nuk ka hallin e Kosovës, por ka hallin që të sulmojë Edi Ramën. 

“Folën kryetarët e grupeve parlamentare dhe folën me një gjuhë, ju nuk keni hallin e Kosovës por keni hallin si të sulmoni Edi Ramën. Ju nuk keni hallin e Kosovës! Këtu duhet miratimi një orë e më parë pa debat, pasi e doni debatin që të sulmoni qeverinë e vendit tuaj. Ai ishte qëndrimi më korrekt që është mbajtur”, tha Balla.

balla opozita akuza kosova