
Me tone të ashpra, deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka akuzuar qeverinë Rama, se po i fut thikë pas shpine Kosovës.
Ai u shpreh se mazhoranca sot është e zhytur nga koka te këmbët.
“Jeni të zhytur nga koka te këmbët. Përdorni kukullat Matrioshka, ushtarët e Taulantit, që të hiqni vëmendjen nga thelbi. A mund të thuhet se Kosova është tokë e askujt? Apo është tok brez pas brezi shqiptare! Kë përfaqësoni ju këtu? Interesat e popullit shqiptar apo të tjerë? Na tregon zonja Spiropali se nuk është Kosova çështje e politikës së jashtme. A është tradhti kombëtare, thikë pas shpine kjo që po bëni me Kosovën?”, tha Noka.
Ai tha gjithashtu se shanset për të dënuar Vuçiçin janë 0, pasi padroni i tij është vetë Rama.
"Këto përrallat me rezoluta të përbashkëta shitjani tejtërkujt se shansin e keni 0 të dënoni Vuçiçin, se padroni i sulltanit të Surrelit është Vuçiç. Vetëm Vuçiç dhe Rama që të bëjnë thirrje që KFOR duhet të kontrollojë veriun, të kthejë veriun e Kosovës në një Krime të dytë", përfundoi Noka.
Lini një Përgjigje