
Sipas kreut të grupit parlamentar socialist, RTSH vijon të jetë dështim i madh dhe harxhim parash.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kritikuar ashpër Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) gjatë seancës plenare, ku u diskutua projektrezoluta për veprimtarinë e institucionit.
Ndryshe nga qëndrimi i komisionit parlamentar, Balla e cilësoi RTSH-në një institucion që nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë, pavarësisht ndryshimeve të drejtuesve dhe përpjekjeve të bëra ndër vite. Ai deklaroi se "pas kaq vitesh, RTSH mbetet një dështim i madh, pasi nuk po ngrihet në nivelin e duhur".
"RTSH vazhdon të jetë një dështim i madh, harxhim parash kot. Pavarësisht vlerësimeve tejet pozitive të Kuvendit, televizioni nuk po ngrihet në nivelin që do të kishim dashur të gjithë pas kaq shumë vitesh përpjekjesh, drejtorësh të ndryshuar", tha ai.
Gjithashtu, ai vlerësoi punën e komisioneve parlamentare që kanë ushtruar kontroll mbi institucionin, duke shprehur që gjetjet e tyre të jenë objektive dhe mund të ndihmojnë në përmirësimin e situatës. Ndërsa lidhur me RTSH-në shton se "nuk ka shpresa se ky institucion do të bëhet".
"Shpresoj shumë që gjetjet e dy komisioneve, që janë objektive dhe kontrolli parlamentar do të japë efekte. Kontrolli parlamentar do të na japë vlerësimet e duhura, por si njeri shpresëplotë që jam, nuk kam ndonjë shpresë që RTSH do të bëhet", deklaroi Balla.
E tha edhe kete? Hipokriti! Plehra! Ky te mbyt natën dhe te qan ditën.