Politike14 Shtator 2023, 10:42

Bardhi akuza Begajt: Dekretoi Ervin Meten për Ministër, ende pa u shkarkuar nga AMF

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi akuza Begajt: Dekretoi Ervin Meten për Ministër, ende pa u

Deputeti i PD, Gazment Bardhi pas votimit të ministrave në seancën plenare tha se deputetët e PS-së votuan një dekret antikushtetues të presidentit Bajram Begaj.

Sipas Bardhit në kundërshtim me Kushtetutën, Begaj dekretoi ministër një zyrtar publik që nuk mund të emërohej sepse ushtronte një funksion tjetër publik.

“Në kundërshtim flagrant me nen 103, presidenti ka dekretuar ministër një zyrtar publik që nuk mund të emërohej sepse ushtronte një funksion tjetër publik. Shkarkimi i Mete është bërë në seancën e të hënës, pasi presidenti e kishte dekretuar si ministër. Ka sjellë një dekret në kundërshtim flagrant me Kushtetutën. Ka bërë dekretim pa kryer verifikim formal nga anëtari i Këshillit të Ministrave”, u shreh Bardhi.

 

bardhi begaj ervin mete minister amf