Politike14 Shtator 2023, 10:34

Rritja e pagave të gjyqtarëve të Kushtetueses, Basha jep 'OK': PD dhe grupi ynë do votojë pro

Shkruar nga Pamfleti

Rritja e pagave të gjyqtarëve të Kushtetueses, Basha jep

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pak para nisjes së seancës plenare deklaroi se opozita është pro rritjes së pagave të gjyqëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në një prononcim për mediat, Basha tha se do të votojë pro këtij projektligji. Sipas tij, një gjyqësor me rroga të larta, është më i pavarur nga qeveria.

“Edhe në seancë grupi ynë paralajmëtar do të paraqesë argumente. Ne nuk do të bëhemi pjesë e lojës hidh gurin e fsheh dorën. Ky është një nga ato projektligje që thellë në zemër asnjë qeveri e korruptuar nuk do të donte që ta miratonte. Një gjyqësor me rroga të larta, është më i pavarur nga qeveria.”, tha Basha.

basha rritje pagash pd