
Anëtari i Kryesisë së PD, Gazmend Koduzi tha se takimi i mbajtur ditën e sotme nga grupimi i deputetëve që mbështesin Sali Berishën dhe deputetët në krah të Gazment Bardhit ishte për interesa personale.
Koduzi tha se para disa muajsh, Bardhi akuzonte Berishën dhe Berisha akuzonte Bardhi. Sipas tij, këta njerëz janë të gatshëm t’i përdorin ato akuza duke pretenduar se tani po i përdorin kundër kreut të PD, Lulzim Basha.
Koduzi shprehet se që të jesh politikan dhe të kesh aksion politik duhet të jesh koherent në atë që bën, duke thekuar se kjo tryezë ishte për interesa personale.
”Tkurrja pritet të vazhdojë më tutje, është një tavolinë ku asnjëri prej tyre nuk ka një koherencë. Para disa muajsh, zoti Bardhi e akuzonte Berishën, Berisha e akuzonte Bardhin. A kanë rënë akuzat apo kanë bërë kompromise? Këto lëvizje, këto njerëz që janë të gatshëm të përdorin ato akuza, tani po i përdorin kundër zotit Basha. Për mua nuk përbën asnjë lajm kjo tryezë, është për interesa personale.
Që të jesh politikan dhe të kesh një aksion politik të caktuar duhet të jesh koherent në atë që bën. Nëse deri dje deklaronte se nëse Berisha do bëhej kryetar unë nuk do merrem me politikë, atëherë jep dorëheqjen nga politika. Ose më bën të besoj se ke bërë një marrëveshje”, tha Koduzi për “Abc news”.