Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur deklaratave të homologut socialist, Taulant Balla, i cili i kërkoi opozitës të paraqesë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë.
Bardhi u shpreh se Balla nuk mund t'i diktojë Partisë Demokratike mënyrën se si do të veprojë në Kuvend. Ai shtoi me ironi se e vetmja gjë që, sipas tij, Balla mund të sugjerojë është miratimi i ligjeve që favorizojnë Artur Shehun, pronarin e tokave ku parashikohet të ndërtohet resorti në Zvërnec.
"Aksionet e grupit të PD në kuvend nuk i sugjeron Balla, e vetmja gjë që sugjeron Balla është të miratojë ligj për ti dhënë favor Artur Shehut dhe grupeve kriminale në vend. Çdo lëvizje e PD duhet të jetë realiste dhe mos të bëhet për shoë politik. E sigurt është që Balla është kreu i grupit, në një grup ku gjysma e grupit e urren për shkak të sjelljes së tij në raport me deputetët. Imagjinoni tani urrejtjen që kanë shqiptarët", tha Bardhi.
Lini një Përgjigje