Politike25 Maj 2023, 10:27

Demokratët përplasen me njëri-tjetrin në Kuvend, Shehu-Bardhit: Turp i botës që je në krye të Grupit Parlamentar

Shkruar nga Pamfleti
Demokratët përplasen me njëri-tjetrin në Kuvend,
Tritan Shehu

Në nisje të seancën plenare, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka njohur zyrtarisht si kryetar të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhin pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt. Ndërkohë, këtë gjë e ka kundërshtuar deputeti tjetër demokrat Tritan Shehu, pjesë e grupimit të Berishës.

Shehu tha se nuk e njeh vendimin e kolegëve, teksa se është e turpshme që të zyrtarizohet në këtë formë Bardhi, kur është zgjedhur vetëm me 18 vota. Ai shtoi se Kuvendi duhet të reagojë, jo të shkelë rregulloren.

Në këtë sallë prej kohësh bëhen shkelje të rënda të Kushtetutës. Duhet të mbroni parlamentin nga shfaqjet e rënda që po shkatërrojnë demokracinë. Para disa kohësh kam ngritur disa herë por s’ka përgjigje, përjashtohen deputetë nga grupi parlamentar i PD nga një paçavure. Pasoja sot kush është i këtyre veprimeve kundër Kushtetutës, ju njoftoni zgjedhjen e dikujt si kreu i grupit parlamentar me 18 vota. Si mundeni?  Turp i botës, turp i paimagjinueshëm se bashkëpunoni me ata që shkelin rregulloren. Nuk ka shkelje më të madhe se kjo. Të vihet në vend e drejta. Rregullorja nuk njeh përjashtime. Qesharake kjo, qesharake dhe për ju që e zyrtarizoni”, tha Shehu.

“Ka 2 vjet që ka nisur kjo legjislaturë. E kemi diskutuar”, tha Felaj.

tritan shehu kuvend pd