TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Korrik 2023, 19:37

Basha 8 deputetë pas vetes, zbulohen emrat që morën pjesë në zgjedhjet për kryetarin

Shkruar nga Pamfleti

Basha 8 deputetë pas vetes, zbulohen emrat që morën pjesë

Pjesa më e madhe e deputetëve të PD kanë bojkotuar procesin e votimit për kryetarin. Sot u mbajtën zgjedhjet për drejtuesin e ri dhe në garë janë Gjergj Hnai dhe Lulzim Basha.

Në këto zgjedhje u konfigurua dhe grup i Bashës, ku janë 8 deputetë pas tij. Këta emra morën sot pjesë në votime. Ata janë: Kreshnik Çollaku, Eralda Bano, Merita Bakiu, Flutura Açka, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj dhe Selaudin Jakupllari.

Të gjithë deputetët e tjerë të PD, përfshirë Gazment Bardhin apo Jorida Tabakun, e kanë bojkotuar këtë proces, duke e konsideruar si antistatutor dhe duke mbështetur vendimin e Këshillit Kombëtar të PD për anulimin e zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje