
Në vijim të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, drejtues politik i koalicionit Euroatlantik, u ndal në qytetin e Elbasanit, nga ku theksoi se ka ardhur koha që më 11 maj t’i themi boll korupsionit të 12 viteve, ku ikën një i korruptuar dhe vjen një tjetër.
Sipas tij, ata që i kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve, duhet të shkojnë të gjithë tek 7x7=313.
Ai me tej tha se edhe doktori që flet për luftë kundër korrupsionit, u ofron shqiptarëve ilaçe të helmatisura, si Edmont Haxhinasto, Ilir Meta dhe Elvis Roshin.
Basha më tej tha se Koalicioni Euroatlantik, është e vetmja forcë politike që qëndron për luftë kundër korrupsionit dhe mbështetje për SPAK.
“Boll më me të korruptuar pas të korruptuatish, ik një, arresto një, hajde një tjetër. 12 vite, ku i ka shokët Rama? Mezi paske prit? Tek 7x7=313, dhe me shaka kemi thënë që kur të mbushet, do bëjmë gati 414, po s’ka nevojë se kemi dhe këtu disa facilitate, afër tek Metalurgjiku. Do ti bëjmë gati ato qeli edhe për të korruptuarit e tjerë, shokët e tjerë, shoqet e tjera të Edi Ramës nga Tirana, në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë ata që i kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve. Sepse sikur për asgjë tjetër, Koalicioni Euroatlantik qëndron për luftë kundër korrupsionit, mbështetje për SPAK, të gjithë shokët tek 7x7=313, vetëm me numrin 4.
Se të tjerët flasin për të luftuar krimin dhe korrupsionin, po shiko ça bëjnë, shiko ilaçet që shkruan doktori tani, dhe s’ka faj, se mosha bën të vetën. Ilaç kundër korrupsionit, Etmond Haxhinasto! Luftë kundër korrupsionit, duke nxjerr Ilir Metën nga burgu! Luftë kundër krimit, Vis Roshin, kryebashkiakun e inkriminuar të Kavajës, për të cilin ligji i dekriminalizimit që ne kaluam, e nxorri nga detyra dhe e bëri shembull në të gjitha raportet. Pra, këto janë ilaçet e helmatisura që ju thashë”, tha Basha.
Lini një Përgjigje