TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2025, 18:45

"Çyryk që mban rripin e pantallonave të Dules"/ Gjikuria i përgjigjet Ramës: Thonjtë i kam të prerë, nuk jam kuruar në spital!

Shkruar nga Pamfleti
"Çyryk që mban rripin e pantallonave të Dules"/
Edi Rama dhe Petro Gjikuria

Kandidati për deputet i “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për Vlorën,  Petro Gjikuria i është përgjigjur deklaratave që kryeministri Edi Rama bëri një ditë më parë në Sarandë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Petro Gjikuria ironzioi Ramën duke thënë se thonjtë i ak të prerë dhe të pastër dhe se nuk ka shkuar ndonjëherë në spital psikiatrik. 

Kryeminsitrri Edi Rama ironzioi kandidatin për deputet të ASHM , gjatë një takimi elktoral me qyetarët e Sarandës.

Ai e cilëosi Gjikurinë si çyryk, teksa theksoi se mban rripin e pantallonave të Vangjel Dules.

"Nëse daun një më të zgjuar se veten ja ku e kane, nëse duan një cyryk qe të ketë ripin e pantallonave të Vangjel Dules e dine vetë pastaj", u shpreh Rama.   

Postimi i plotë i Petro Gjikurisë

Unë jam Petro Gjikuria nga Dhërmiu! Nga internimi ku më kishte dërguar soji juaj, u detyrova të emigroj.

Atje, me ndershmëri dhe me djersën time, arrita të bëhem një biznesmen i suksesshëm. Askush nuk më ka detyruar të hyj në këtë sfidë politike; nuk kam ardhur nga katakombet apo urat e Parisit.

Thonjtë i kam gjithmonë të prerë e të pastër. Nuk kam trafikuar ikona, nuk jam kuruar kurrë në psikiatri dhe nuk kam nevojë t’i ngjitem askujt për favore, për rroga shtetërore apo për poste publike!

Ti, Edi, ke 25 vjet që jeton me taksat e shqiptarëve, ndërsa unë dua t’i investoj në vendlindjen time kursimet që kam mbledhur me mund në emigracion.

Shpresoj që deri atëherë të mos kesh shkatërruar gjithë Shqipërinë, siç ke shkatërruar vendlindjen time, Dhërmiun, përmes betonizimit dhe vjedhjes.

Lini një Përgjigje