
Kreu demokrat Sali Berisha, i cili drejton koalicionin ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, është ndalur në Mirditë në vijim të takimeve elektorale.
Në dallim nga takimet e tjera kur Berisha shfaqej me një kapele me shkronjën 1, që simbolizon koalicionin në fletën e votimit, në Mirditë ai u shfaq me një plis të bardhë, element karakteristik i veshjeve tradicionale shqiptare.

Në plis ishte vendosur numri 1, çka do të thotë se ishte diçka e parapërgatitur, ndryshe nga veshja tradicionale që mbajti veshur disa momente në Krujë, pak ditë më parë.
Në hapjen e fjalës së tij, Berisha theksoi se “kjo është java e njishave”, duke iu referuar numrit që PD mban në fletën e votimit në 11 maj, numrin 1.

Lini një Përgjigje