
Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se po tenton të rikthehet në parti atje ku e la. Të gjithë i mbajtën mend protestat e Bashës, të cilat nisnin fuqishëm por përfundonin pastaj në tërheqje. Por duket se Basha po synon rikthimin aty ku e la, pasi sot ka dhënë sinjale protestash. Ai u takua sot me të rinjtë në Shkodër dhe u shpreh se pa u mbushur sheshet, nuk merr fund e keqja.
“Me heshtjen tuaj ka kumbuar një mesazh që ju e keni refuzuar këtë lloj politike. Pa u zemëruar ju dhe pa folur ju me zë të lartë, pa dalë me pankarta për t’i thënë jo të keqes dhe për t’u përballur me të, për të mbushur rrugët dhe sheshet, Shqipëria do të vazhdojë të lëngojë. Unë kam besim dhe shpresë që ky është vetëm fillimi i një reagimi rinor. Çfarë dinë ata që erdhën të kërkojnë votën këtu për dëshirat, ëndrrat dhe nevojat tuaja? Asgjë! Sepse janë të vjetër. Se u bë kohë që po merren vetëm me veten e tyre dhe me njëri tjetrin. Unë kam një plan si mund të përballem me këtë nga pikëpamja politike. Se nga pikëpamja njerëzore e thashë. Por nga pikëpamja politike, gjëja e parë që duhet të konstatojmë është se rinia është e mërzitur dhe nuk merr pjesë në votime. Rinia duhet të marrë pjesë në procesin politik”, tha Basha.
Lini një Përgjigje