Kreu i PD Lulzim Basha teksa ka mbajtur fjalën e tij në Pallatin e Sporteve u ka kërkuar falje demokratëve që e mbështesin. Ai tha se në PD luftuan për mure dhe karrige dhe jo për qytetarët.
Këtë Kuvend Kombëtar të thirrur prej tij ai e konsideron nisjen e një rruge të re për Partinë Demokratike.
“Nuk kam ardhur sot të shtirem para demokratëve. Sot, unë ju kërkoj ndjesë të thellë demokratëve dhe në emër të demokratëve, në emër të Partisë Demokratike i kërkoj ndjesë shqiptarëve. Arsyeja pse jemi këtu bashkë, arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është që t’iu shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi pse ekzistojmë është që t’iu ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre. Dhe këto do të jenë udhërrëfyes i rrugës së re që nisim bashkë sot. Arsyeja pse jemi këtu bashkë, arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është që t’iu shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi pse ekzistojmë është që tju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre. Dhe këto do të jenë udhërrëfyes i rrugës së re që nisim bashkë sot”, deklaroi Basha.
Sipas Bashës duart e pista të politikës së vjetër nuk fshihen pas baltës që hedhin ndaj PD-së.
"Në këto dy vite tejet të vështira, ne rezistuam dhe nuk u bëmë kurrë njësh me llumin e akuzave, nuk adoptuam kurrë gjuhen e shpifjeve dhe linçimit publik. Shume herë na e kanë konsideruar ketë si dobësi. Por koha tashmë e ka treguar se ata që hodhën baltë ndaj nesh nuk i fshehin dot me duart e pista nga shpifjet me të cilat dëmtuan demokratët dhe PD. Ne nuk ju gënjyem, nuk ju premtuam as përmbysje imagjinare dhe as revolucione qe nuk ndodhen kurrë. Ne jemi te vetëdijshëm për gjendjen në të cilën ndodhet PD pas akteve te papërgjegjshme te ish liderit të saj. Këtë të vërtetë nuk e fshehin dot as kullat qe kanë në themel korrupsionin dhe baltën e hedhur ndaj nesh", tha Basha.
Lini një Përgjigje