TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Mars 2025, 13:46

Basha vijon replikat me Ramën: 7x7=313 aty ku ke shokët! 

Shkruar nga Pamfleti
Basha vijon replikat me Ramën: 7x7=313 aty ku ke shokët! 
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama.

Basha i përgjigjet  Ramës, i cili ka ka thënë “Ku je o Lul, na thave sytë, gjumi top, je i pavdekshëm”.

Në një postim në Facebook, Basha thotë “7*7=313, atje ku i ke shokët (referuar burgut), ndërsa e pyet përse kreu i qeverisë është pjesë e listës së mbyllur dhe jo të hapur.

“O Ramë prapë kishë pyetur për mua!? Në listë të hapur jam o Ramë, me koalicionin Euroatlantik në Tiranë. Po ti me Ramë ku je? Ke thënë që do jesh në listë të hapur, nuk ishe as në Tiranë, Fier, Shkodër. Ku je futur o Ramë!? Epike pasha Zotin. Ke gjithë shtetin në dispozicion he prapë shkon e futesh në listë të mbyllur. Lista të bën keq për gjumin.  E di ti, e s’mu përgjigje ku i ke shokët. E di atë këngën e Unikatilit? ‘Ku të kanë met shokët’? Ku i ke shokët o Ramë. Sa bëjnë 7*7=313 aty ku i ke shokët. Ku e ke Lalin, Ilir Beqjan, Benin? Aman do më thuash po Çyrbjen që nuk ia zë emrin në gojë. E mor Ramë ca halle të kanë kapur, ndaj s’të zë gjumi. S’ka gjë se fillimi është”, shprehet Basha.

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Lulzim Bashën në një video të ndarë në rrjetet sociale, ku kreu i demokratëve Euroatlantik i është drejtuar duke e pyetur se ku është fshehur. 

Ai e ironizoi rikthimin e Bashës në skenën politike, duke thënë se misioni i tij për ta larguar nga pushteti vazhdon.

Thirrjes së Bashës që kryeministri të dilte nga bodrumi, Rama i kthehet me ironi se është trembur se mos deputeti fiton sërish zgjedhjet.

 

Lini një Përgjigje