Politike12 Shkurt 2024, 22:09

Bashkimi me Berishën, Bardhi: Rrugët e mia me Bashën janë ndarë, ai s’është i pozicionuar krah opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Bashkimi me Berishën, Bardhi: Rrugët e mia me Bashën janë

Deputeti Gazment Bardhi deklaroi se rrugët me Lulzim Bashën i ka ndarë pasi ky i fundit nuk është pozicionuar qartësisht në krah të opozitës.

Në një intervistë për emisionin “5 pyetjet” në “Report Tv”, Ai deklaroi se zgjodhi të ishte me atë grup opozitar që është kundër Ramës.

Lulzim Basha nuk është i pozicionuar qartësisht në opozitë, ndërkohë që duhet të ishte krah cdo demokrati, opozitar në betejë kundër Edi Ramës. Rrugët tona ndahen në këtë pikë. Unë kam kundërshtar Edi Ramën. Kjo është e vetmja studio ku diskutohet për bashkimin e opozitës, ky është lajm i keq për Edi Ramën”, tha ai.

I pyetur nëse e kishte qëllim të kandidonte për kryeministër me faktorizimin që ka marrë në përçarjen brenda PD-së, Bardhi tha se është çështje që duhet vendosur nga strukturat.

Nuk e shikoj veten si kryeministër. Nuk e kam menduar ndonjëherë veten në këtë pozitë,. Kjo është një çështje që do duhet ta vendosin strukturat e partisë”, u përgjigj Bardhi.

bardhi