Politike22 Prill 2023, 10:57

Belind Këlliçi nxjerr pamjet: Autobusi falas po i prin ndryshimit, është bërë pjesë e qytetit

Shkruar nga Pamfleti

Belind Këlliçi nxjerr pamjet: Autobusi falas po i prin ndryshimit,

“Autobusi” falas është kthyer në qendër të fushatës së Belind Këlliçit, por jo vetëm. Kandidati i opozitës e ka bërë pjesë të fushatës së tij një autobus, për të simbolizuar se kur të vijë në pushtet do të sjellë transportin publik falas për kryeqytetin.

Në rrjetet sociale ai ka publikuar një video, ku shprehet se autobusi është bërë pjesë e pandarë e të gjithëve.

"Autobusi falas po i prin ndryshimit. Është bërë pjesë e qytetit, e banorëve, e të rinjve, në çdo cep të Tiranës", shkruan Këlliçi.

Tashmë, autobusi i i ekipit të tij të fushatës, shihet në çdo kënd të qytetit duke transportuar edhe simpatizantë e qytetarë që dëshirojnë t'i bashkohen ndryshimit dhe duke përcjellë premtimin më madhor të Këlliçit për kreun e bashkisë së Tiranës.

autobusi kellici fushata