TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Janar 2024, 13:11

Belind Këlliçi: Valbona Treska ka kryer qoka politike gjatë fushatës elektorale

Shkruar nga Pamfleti

Belind Këlliçi: Valbona Treska ka kryer qoka politike gjatë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me shkarkimin e kryetares së Urdhrit të Psikologut, Valbona Treskës. 

Këlliçi tha se ajo ka kryer qoka politike gjatë fushatës së fundit elektorale duke lënë kështu administrimin e urdhrit.

Pas një mbledhje të gjatë të mbajtur ditën e djeshme nga Asambleja e Jashtëzakonshme e Urdhrit të Psikologut, u vendos largimi i Valbona Treskës, e akuzuar për shumë abuzime.

“Pas traumës emocionale që pësoi nga posteri im elektoral kundër korrupsionit, mësohet se presidentja e Urdhrit të Psikologut ka pësuar dje një tjetër tronditje të fortë.

Është shkarkuar njëzëri nga kolegët e saj. Janë 20 pika ku kolegët adresojnë të gjithë keqadministrimin e urdhrit. E shkarkuara gjeti kohën për qoka politike në fushatë elektorale, por la pas dore administrimin e urdhrit.

Uroj që stresi post-traumatik të kalojë lehtë dhe nën kujdesin e profesionistëve!

Kjo ngjarje e djeshme në Urdhrin e Psikologut, më sjell në vëmendje një rast analog. Një tjetër i shkarkuar endet nëpër Tiranë, e u thotë njerëzve jam kryetar e do bëhem kryeministër…”, shkruan Këlliçi në Facebook.

Lini një Përgjigje