Politike20 Prill 2024, 20:56

Berisha akuza kreut të SPAK: Ka amnistuar krime monstruoze, i mbyllin gojën me valixhe me euro

Shkruar nga Pamfleti

Berisha akuza kreut të SPAK: Ka amnistuar krime monstruoze, i mbyllin

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij të përditshme nga dritarja e banesës së tij, ka hedhur akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit, për pasuritë e tij.

Berisha tha se Dumani nuk e padit dot atë pasi më parë duhet të tregojë burimin e të ardhurave për tre shtëpitë që ka në pronësi.

Berisha tha se Dumani do të marrë atë që meriton.

“Sot të mbron Altin Dumani, kreu i një organizate më të rrezikshme kriminale që ka pasur drejtësia shqiptare ndonjëherë.

Por të garantoj se do ketë fatin tënd.

Të garantoj se ky mercenar pa ligj dhe moral, do marrë atë që meriton.

e ky antishqiptar, pa nder dhe ligj, do marrë atë që meriton.

Miqtë e mi, sot një analist i majtë, por jo i thekur, i shtronte Dumanit një pyetje: Pse nuk padit Sali Berishën në gjykatë për ato që të thotë?

Dhe unë do i përgjigjem në emër tuaj dhe para jush.

Nuk padit Sali Berishën sepse i duhet të tregojë paratë me të cilat është bërë me tre shtëpi, të deklaruara në vitin 2016.

Dhe i them këtij analisti, cili shqiptar me rrogë shteti mund të bëhej me tre banesa?

Jam ish-president, ish-kryeministër, me rrogën time dhe të bashkëshortes, kam arritur të blej gjithsej 38 metër katror më shumë se ç’kisha”, tha Berisha në fjalën e tij.

Ish-kreu i qeverisë tha se Dumani ka bërë amnistitë më monstruoze të krimit, pasi mbi të gjitha ai hesht për dosjen e inceneratorit të Tiranës.

“Se i mbyllet goja me valixhe me euro, se i mbyllet goja me pengje të tjera.

A mund të padisë njeri ai i nderuar zotëri, që nuk lëshon fletë arresti, por lejon largimin në Dubai të Amant Josifit, vetëm se është bashkëpunëtor i Olsi Ramës?

A mund të padisë ai Sali Berishën, kriminel që fle mbi dosjet e tmerrshme të krimit elektoral?

Ai është një nga personat më të inkriminuar të shtetit shqiptar. Le ta mbrojë kush të dojë, le t’i thurin poema, apoteoza, por krimi, krim mbetet dhe ai do marrë ndëshkimin e merituar”, ka thënë Berisha në fjalën e tij.

sali berisha spak