
SPAK ka nisur çështjen Nr. 137, për Drini Kryemadhin, vjehrrin e tij Nuri Peti, Fatime Kryemadhin, Monikën e Ilir Metën, për korrupsion, fshehje pasurie, pastrim parash në bashkëpunim; hetim që përfshin dhe historikun pasuror të viteve 1998-2003 kur Ilir Meta ishte Ministër, zv/kryeministër e kryeministër, Monika inspektore mjedisi e deputete; Drini ishte Drejtor i Targa-Patentave, vjehrri punëtor krahu, ndërsa Fatimja ndërtoi pallat duke shitur qepë...
Pas daljes nga SPAK, shitësja e qepëve, Fatime Kryemadhi, tha: - “Pasuritë i kam siguruar me punë të ndershme dhe jo me firma “5-D” e “7-D”, sepse nuk kam patur e nuk kam firma të tilla”.
Në SPAK, Fatimja u pyet për pallatet, suitat, vilën në Lalz dhe mijëra paund, euro e dollarë që i ka dhuruar së bijës Monika Kryemadhi, të birit Drini Kryemadhi, nuses së djalit Manjola Peti, nipit e 2 mbesave për studime në Angli e transaksione me krushkun Nuri Peti.
Por pasurimi i dinastisë Meta-Kryemadhi, nisi pas ardhjes në pushtet më 1997, kur për Vitin e Ri, trafikantët i çuan thesin e parë 200 mijë USD, ndërsa më pas u shfaq përbindëshi “1-D”.
Personi “1-D”, ishte Drini Kryemadhi, Drejtor i Transportit, Targave e Patentave në vitet 1998-2003, kur Ilir Meta ishte ministër, zv/kryeministër e kryeministër dhe ngriti klikën mafioze e perandorinë ekonomike familjare, nëpërmjet vjedhjes së buxhetit, pasurive dhe ryshfeteve.
Drini Kryemadhi, vëllai i Monikës, ishte përbindëshi që vidhte lirshëm e masivisht gjatë 5 viteve Drejtor i Përgjithshëm i Transportit, Targave e Patentave, duke krijuar dhe tregun e makinave kontrabandë e të vjedhura, të cilat i regjistronte me letra false.
Ndërsa me pushtetin absolut si drejtues kryesor i PS dhe kryeministër të kunatit Ilir Meta, përbindëshi “1-D” Drini Kryemadhi, spostoi sekserët dhe krijoji monopolin e bërjes së pazareve me tenderët, privatizimet e ndërmarrjeve, lejet e ndërtimit, shitjen e tokave, të trojeve dhe deri emërimet në ambasada, dogana, tatime, polici, arsim, shëndetësi, ushtri e kudo.
Ishte koha, kur Ilir Meta kryeministër, shiti e dha me koncesione bankat shtetërore, sektorin e kromit, naftës, bakrit, pyjeve, porteve detare, ryshfytet e të cilave i mblidhte personi “1-D” Drini Kryemadhi e Monika, ndërsa “nënë” Fatimja shërbente si “lavatriçe” me shitje qepësh.
Madje drejtorëve të tatimeve doganave, hipotekës e kthimit të pronave, familja Meta-Kryemadhi nëpërmjet Drinit të saj, u kishte vendosur detyrim të dorëzonin minimalisht nga 150 mijë USD në muaj, ndërsa në bregdet, i merrte toka dhe i transferonte te të besuarit.
Më 25 korrik 2022, SPAK nisur procedimin penal “Çështja Nr.137”, për Drini Kryemadhin, vjehrrin e tij Nuri Peti, Drini Kryemadhin, Fatime Kryemadhin e Ilir Metën, për korrupsion, fshehje pasurie, pastrim parash në ndërtime, ryshfete e transaksione të kryer në bashkëpunim.
Ky hetim, përfshin dhe historikun pasuror të viteve 1998-2003, kur Ilir Meta ishte zv/kryeministër e kryeministër, kur Monika ishe inspektore mjedisi e deputete; kur Drini ishte Drejtor Transportit, Targash e Patentash, kur vjehrri ishte punëtor krahu e Fatimja shiste qepë.
Pas çiftit Ilirit, Monikës e Fatimes, SPAK do marrë në pyetje dhe personin “1-D” Drini Kryemadhi dhe vjehrrin Nuri Peti, për transaksionet e firmës ndërtuese “Tirana DKT”, të blerë më 14 maj 2014 me 180 mijë Euro nga një ish-drejtues i viteve 2000-2003, të cilën pas 3 muajsh ia dhuroi vjehrrit, ndërsa më 17 janar 2018, vjehrri ia dhuroi përsëri Drini Kryemadhit.
Më 26 maj 2011, Drini Kryemadhi i dhuron 60 mijë Euro vjehrrit, gruaja Manjola Peti i dhuron babait 200 milionë lekë; më 24 prill 2017 i mori 40 mijë Euro borxh vjehrrit; në vitin 2009, Drini Kryemadhi ka shlyer overdraftin 20 mijë Euro Monikës; në vitet 2015-2017 ka sponsorizuar LSI-n me 23 mijë Euro; në vitet 2013-2020, ka marrë 30 mijë Euro pagë në vit dhe 360 mijë Euro shpërblime, ndërsa tani i janë zbuluar 3.3 milionë Euro pasuri. /Pamfleti
Lini një Përgjigje