Politike20 Prill 2024, 20:55

Salianji flet me emra: Kush janë socialistët e Fierit të lidhur ngushtë me krimin

Shkruar nga Pamfleti

Salianji flet me emra: Kush janë socialistët e Fierit të lidhur

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka lëshuar akuza të forta ndaj mazhorancës sot nga Roskoveci.

Salianji ka denoncuar se në Lushnje, Fier dhe Roskovec krimi është i lidhur ngushtë me krimin. Madje ai foli dhe me emra, duke përmendur Mjalinda Bufin.

Pse Edi Rama nuk ka frikë kur rrit taksat fermerëve, rrit sigurimet shoqërore fermerëve, krijon monopole dhe u rrit pesticidet, farat, plehun, etj? Sepse edhe në një zonë që tradicionalisht që e ka quajtur të majtë si Fieri, Rama nuk zgjedh më të mirët te socialistët. Shikoni qarkun e Fierit, Bimbashi i Fierit me dhjetëra procedime penale mbrohet nga Rama nga SPAK. Ky tjetri i Lushnjës, një që kishte bashkë me PS, me drejtuesit kryesorë të PS në burg për korrupsion, Bufi këtu me 100 të zeza. Në vend që të përdorë edhe këtë makinën që e ble në emër të bashkisë që të udhëtojë rehat, e keni parë që i përdorin makinat si taksi droge. Ne nuk mund ti harrojmë këto. Si mund të votohet kryetare bashkie kur makinat e bashkisë janë po këta njerëz problematikë në krye të sistemit dhe krye të bashkive e çdo institucioni publik në këtë vend. Janë njerëz që paguhen nga taksat e qytetarëve por kthehen në shërbëtorë të krimit”, tha ai.