
Kush do fitojë zgjedhjet në 11 maj, Edi Rama apo Sali Berisha? Dy juristët, Romeo Kara dhe Besart Logu kanë ndarë qëndrime të ndryshme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve. Logu mendon se koalicioni i drejtuar nga Sali Berisha merr 71 mandate, ndërsa Kara shprehet se PS merr nga 71 në 73 mandate.
Në studion e Report TV, të dy juristët komentun fushatën zgjedhore dhe dhanë parashikimet e tyre mbi 11 majin.
“Për hir të së vërtetës kjo fushatë ka qenë e qetë në përgjithësi, pa incidente siç ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara, ku pati deri në vrasje.
Ka pasur një lloj qevetësie, edhe pse ka tentativa nga pushteti dhe administrata për blerjen e votës. PD ka treguar se është alternativë për të shkruar historinë. PS ka bërë fushatë tallava dhe katundareske. Edi Rama nuk ka pasur një fabul në fushatë. Rama bëri gafa, ka tension të brendshëm që tregon se nuk i bën dot 71 mandate. Rama përdor bandat, si më 2021. Në çdo rast PS s’i kap 71 mandate, ndërsa PD dhe aleatët marrin 71 mandate”, tha Logu.
Kurse juristi Kara ndau mendimin se fushata e Ramës u përqendrua te batutat dhe ajo e Berishës tek gafat e panumërta. Ai u shpreh se rezultati i 11 majit duket pothuajse i qartë bazuar tek fushata e deritanishme.
“Berisha po sillet si maçoku në prush, nga kërkimi për mandatin e 5 të tij si dy herë president dhe kryeministër, te “non-gallata e sallata”. Ka përfunduar te gafat. Këta e bëjnë Berishën sikur të jetë i ri dhe ka përfunduar ashtu, pas fushatës do e shohësh Berishën se si do bëhet krypë. Rama e ka kapur me batuta, nuk merret me programin. Dikur me kazan që ua gjeti, tani me këneta dhe buf. Ose kur i tha doktor rrumpalla, Rama është i kujdesshëm në fushatë që të mos bëjë gabime. Kurse Berisha nuk po di më as se çfarë flet, Berisha po na tregon neve se si të mos veprojmë, se si të jemi në këto zgjedhje. Berisha po thotë do ju kthej te 2013. PD s’i kalon 55 në rastin më të mirë, PS nga 71 deri në 73 mandate”, tha Kara.
Lini një Përgjigje