TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2025, 16:17

Sa mandate fiton PD në 11 maj? Muçollari zbulon objektivin

Shkruar nga Pamfleti

Sa mandate fiton PD në 11 maj? Muçollari zbulon objektivin

Grigels Muçollari, kandidati i listës së hapur të koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ që udhëhiqet nga kreu demokrat Sali Berisha, duke folur për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit, tha se qytetarët mezi presin ndryshimin.

Nga studio e News24, ai theksoi se fushata ishte shumë e mirë dhe gjatë takimeve përmbyllëse të fushatës ka takuar shumë njerëz të cilët e duan ndryshimin dhe e kanë pritur shumë mirë programin e PD.

“Kam takuar shumë njerëz gjatë fushatës.Me njerëzit kam komunikuar për hallet e tyre dhe kam ndjerë dhe emocionet e tyre. Kam parë njerëz që kanë dashur të ndjekim programin e PD. Njerëzit janë duke pritur ndryshimin. Unë mbuloj njësinë nr 7 pasi aty mungojnë shumë shkolla.” tha ai.

Mucollari theksoi se Partia Demokratike në zgjedhjet e 11 majit synon fitoren duke siguruar 71 mandate.  Kandidati i PD shtoi më tej se synimi tjetër i Aleancës për Shqipërinë Madhështore është kthimi i Shqipërisë madhështore.

“Kam takuar shumë njerëz gjatë fushatës.Me njerëzit kam komunikuar për hallet e tyre dhe kam ndjerë dhe emocionet e tyre. Kam parë njerëz që kanë dashur të ndjekim programin e PD. Njerëzit janë duke pritur ndryshimin. Unë mbuloj njësinë nr 7 pasi aty mungojnë shumë shkolla.Tirana është bërë e pajetueshme për qytetarët. Në 80 mijë banorë a ka asnjë shkollë.

Synimi jonë është fitorja e zgjedhjeve në 11 maj dhe të sigurojmë 71 mandate.

Ne kemi një program shumë të mirë të cilat mund të dimensionojë një jetë shumë të mirë qytetarët. Synimi kryesor i PD është elektorati gri. Pas 11 majit do ta kthejmë Shqipërinë madhështore”, tha ai.

Lini një Përgjigje