Kreu demokrat Sali Berisha e tha prerazi se nuk mbështet absolutisht zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK.
Deklarata e Berishës është bërë sapo ka lënë mjediset e brendshme të SPAK, atje ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ lidhur me atë që njihet si dosja Partizani.
Berisha u pyet nga gazetarët nëse do të mbështeste ose jo zgjatjen e mandatit të prokurorëve, ndërsa theksoi se 9 vite janë të mjaftueshme për të treguar të gjithë integritetin dhe aftësinë.
“Ata që nuk bashkëpunojnë me krimin, ata që punojnë me vullnet të hekurt.... e di kush e kërkon atë? E kërkojnë ata që bashkëpunojnë me krimin.
E kërkojnë ata që kanë larë para me pronat e tyre si Troplini, se një njeri i ndershëm nuk e kërkon asnjë ditë.
Erdha, shërbeva me nder dhe mirupafshim.
Kjo është...
E shpenzoi gjithë mandatin, i mori peng me Ulsi, me të tjerë, po kostumet e Ulsiut ku janë se harrova?
Në Komision të Ligjeve janë, aty ka një garderobë për kostumet dhuratë”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje