TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Dhjetor 2024, 17:44

Berisha "frymëzohet" nga serbët: Rama po dridhet njësoj si padrinoja i tij në Beograd

Shkruar nga Pamfleti

Berisha "frymëzohet" nga serbët: Rama po dridhet njësoj

Kryedemokrati Sali Berisha ju është bashkuar protestuesve në “Rrugën e Elbasanit”. Gjatë fjalës së tij drejtuar mediave, Berisha tha se qeverinë e pret një dimër i vështirë.

Ai ka kryeministri ka paralelizuar protestën në Tiranë me atë në Beograd ku po protestohet kundër qeverisë së Vuçiç.

Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre. Sot një nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot është përsëri dita e demokratëve. Ja ku jemi në detyrë, në protestë, në revoltë, në mosbindje ndaj narkodiktatorit. Ky dimër do të jetë i vështirë, si për padrinon e Tiranës ashtu edhe për padrinon e Beogradit. Edhe në Beograd po dridhet nga themelet diktatori, edhe në Tiranë diktatori të ardhme nuk ka. I përshëndes të gjithë demokratët që kanë ardhur nga të katërta anët e vendit. Përshëndes qytetarët e Tiranës, i siguroj se kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe të Shqipërisë. Ne nuk do ta lejojmë pa plotësuar qëllimet tona, zgjedhje të lira, qeveri teknike”, tha Berisha.

Ndërkohë i pyetur nëse qeveria nuk do të pranojë kushtet e opozitës për qeveri teknike se cili do të jetë reagimi i radhës, Berisha tha se qeveria do të rrëzohet.

Do e rrëzojmë. Mosbindja civile është kodi”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje