TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2023, 18:21

Berisha kalon në plan të dytë “revolucionin” dhe kujtohet për 14 majin: Duhet të dalim fitues

Shkruar nga Pamfleti
Berisha kalon në plan të dytë “revolucionin” dhe

 

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka kaluar në plan të dytë protestat dhe tani është kujtuar se zgjedhjet vendore po afrojnë.

Këtë mbrëmje ai mblodhi Këshillin Kombëtar të PD, duke deklaruar se faza tjetër në të cilën ndodhet kjo parti, është puna për të fituar në zgjedhjet e 14 majit.

Ai dha udhëzime se kandidatët duhet të shumëfishojnë çdo përpjekje për rezultate të shkëlqyera, por paralel me veprimtaritë e revolucionit.

Tani kërkohet një fazë tjetër, në të cilën nga mëngjesi deri në darkë duhet të punojmë për fitoren në zgjedhjet lokale. Kandidatët tanë duhet të shumëfishojnë çdo përpjekje për rezultate të shkëlqyera, por kjo duhet të shkojë paralel me të gjitha format, qëndresë, veprimtaritë e evolucionit tonë.

Revolucioni i ‘90 nuk u ndërpre, ia arriti qëllimit,. Askush nuk mund të mendojë se revolucioni do na shmangë nga procedurat kushtetuese elektorale, jo dhe jo. Por askush nuk duhet të mendojë se ato janë zgjidhja, zgjidhja janë kur kombinohen me revolucionin. Nuk duhet të dekurajohemi, të mos mendoni për asnjë çast të tërhiqemi”, tha Berisha.

berisha revolucioni zgjedhjet e 14 majit

Lini një Përgjigje