TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2023, 18:10

Berisha akuza Ramës: Me ndihmën e diplomatëve të korruptuar tentoi të na asgjësonte, do japë llogari

Shkruar nga Pamfleti

Berisha akuza Ramës: Me ndihmën e diplomatëve të korruptuar

Ish kryeministri, Sali Berisha ka thirrur këtë të martë Këshillin Kombëtar për të diskutuar mbi protestën e 3 marsit.

Ai ka akuzuar sërish kryeministrin Rama se në bashkëpunim me diplomatë të korruptuar, ka sulmuar forcën e tij politike me qëllim që të merrte të gjithë pushtetin.

Në rrethana, në të cilën u vërsulen ndaj nesh me tërbim, mafia qeveritare më e rrezikshme në Evropë, mafia e Edi Ramës, besëprerët në gjirin e kësaj partie, por duhet të pranojmë më shumë se kaq, mafia me e fuqishme ndërkombëtare. Në bashkëpunim me diplomatë të korruptuar deri në palcë, të cilët na sulmonin vetëm e vetëm që i gjithë pushteti ti përkiste një njeriu, Edi Ramës. U etiketuam me të gjitha format, antiamerikanë, koha provoi se ne ishim dhe mbetemi proamerikanët e vërtetë në këtë vend. U etiketuam antieuropian, koha tregoi se ashtu siç u themeluam, qëndruam si parti e vokacionit perëndimor”, tha Berisha.

Gjithashtu Berisha nuk la pa përmendur rastin “McGonigal”, të cilin e konsideroi një grusht kundër demokracisë dhe një tentativë të Ramës për të asgjësuar Partinë Demokratike.

Dështoi çdo përpjekje për asgjësimin tonë. Asgjësim i cili filloi duke paguar si vrasës me pagesë kryezbuluesin e botës dhe duke mobilizuar llum majtas e djathtas për të fshirë nga faqja e dheut PD-në. Historia do flasë dhe do i dënojë këto akte makabre korrupsioni të një grushti të vërtetë shteti kundër demokracisë. Ja ku jemi, të palëkundur në besimin tonë, në vokacionin tonë perëndimor”, tha Berisha.

berisha akuza ramës

Lini një Përgjigje