TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Janar 2025, 13:26

Berisha kopjon Trumpin: Sot dorëzojmë ligjin që njeh vetëm dy gjini, kush flet për Prindin 1 dhe Prindin 2 do dënohet

Shkruar nga Pamfleti

Berisha kopjon Trumpin: Sot dorëzojmë ligjin që njeh vetëm

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se PD ka përgatitur një ligj “se Republika e Shqipërisë njeh vetëm dy gjini”, mashkull dhe femër.

Berisha tha se kanë përgatitur po ashtu ligjin me dënim për atë që flet për Prindin 1 dhe Prindin 2.

“Ne kemi përgatitur një ligj në kuadrin e desorosizimit që dorëzojmë sot, me të cilin sanksionojmë se Republika e Shqipërisë njeh dy gjini, ato që i ka bërë Zoti, mashkull dhe femër. Në mënyrë që t’i japim fund çdo lloj tentative dhe përpjekje. Ligji tjetër me dënim ai që flet për Prindin 1 dhe Prindin 2. Do ketë sanksione. Këto janë vetëm fillimet, këta e kanë shtrirë në shkolla, e kanë shtrirë në falsifikimin e historisë, uoke është bërë një rrymë e veçantë jo vetëm në media, por është degëzuar në shumë drejtime. Lufta me kulturën uoke do jetë një betejë pa kompromis e jona. Është beteja për të vërtetën. Ne nuk kërkojmë asnjë deformim. Gjërat siç janë”, deklaroi Berisha.

Lini një Përgjigje