Politike15 Shtator 2023, 13:04

Berisha: Kryetari i grupit parlamentar është Bardhi, po shkojmë drejt bashkimit!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha: Kryetari i grupit parlamentar është Bardhi, po shkojmë
Gazment Bardhi dhe Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Rithemelimit është Flamur Noka.

“Kjo s’ka asnjë diskutim”, deklaroi ai, ndërsa shtoi se Gazment Bardhi është kreu i Grupit.

Në konferencën për mediat, Berisha deklaroi se po shkojnë drejt bashkimi dhe procesi është serioz.

“Sekretari i Përgjithshëm i PD është Flamur Noka, kjo s’ka asnjë diskutim. Bardhi është kreu i Grupit parlamentar dhe po shkojmë drejt bashkimit, në një proces serioz i cili ka një mirëpritje të gjerë nga demokratët”, tha Berisha.

Ish-kryeministri ka reaguar gjithashtu lidhur me vendimin e Kolegjit Zgjedhor për t’i dhënë PD-së zyrtare 2 komisionerë në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës. 

Në konferencën e përjavshme për shtyp ai tha se vendimet e drejtësisë i kontrollon kryeministri Rama përmes Sokol Sadushit. 

"PD do të nisë protestant. Ne përpjekjen e opozitës duhet ta marrim si proces. Nuk është një protestë që do fillojë sot, do rrijë disa orë aty dhe pastaj do shpërndahet. Do të jetë krejt tjetër. Kërkon përgatitje të plotë, psikologjike, politike, të gjithënashme dhe kur të fillojë nuk do të ndërpritet. Ne jemi këtu që të bindim qytetarët se të gjtiha këto që ndodhin kanë emërues të përbashkët mungesën e lirive të qytetarëve.", tha ai.

 

bardhi berisha