TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2023, 20:19

Berisha mbyll fushatën me “goditje” ndaj Metës, zhduk aleatin në klipin e takimeve

Shkruar nga Pamfleti

Berisha mbyll fushatën me “goditje” ndaj Metës, zhduk

Sali Berisha i ka dhënë një tjetër goditje Ilir Metës. Kur u çel fushata, Meta nuk ishte pjesë e spotit që tregonte historikun e PD. Ndërkohë sot koalicioni “Bashkë Fitojmë” vendosi të mbyllë fushatën nga Tirana. Në nisje të takimit, u bë një përmbledhje me imazhe nga të gjitha takimet e fushatës dhe ajo që ra në sy është se Ilir Meta nuk ishte në asnjë foto apo video nga takimet. I gjithë klipi u fokusua te takimet e Berishës dhe ishte ai në qendër të video-mesazhit.

Berisha e di se demokratët nuk e duan Metën dhe tentoi që ta hiqte nga fleta e votimit emrin e tij. Organet e zgjedhjeve nuk e pranuan dhe Berisha është mundur ta fokusojë fushatën te vetja e tij duke u shfaqur si kreu i koalicionit, ndonëse në këtë koalicion nuk figuron asnjë forcë e drejtuar nga Berisha.

Sa i takon takimit, fushatën e hapi mjeku ilir Alimehmeti. Ai tha se gjatë kësaj kohe kanë dëgjuar urrejtjen e qytetarëve ndaj korrupsionit dhe abuzimit me taksat e tyre.

Ai ftoi qytetarët që të mbështesin alternativën e opozitës, Belind Këlliçin, si kryebashkiak të ri të kryeqytetit.

Festa e vërtetë është pasnesër, ku 700 mijë qytetarë të Tiranës, të dalin të votojnë. Ua kemi dhënë fjalës që në “Primare” që ne do ju dëgjojmë. Por kë kemi dëgjuar? Nuk kemi dëgjuar miliarder, oligark apo grupe të privilegjuara, ju kemi dëgjuar ju, qytetarët. Kemi dëgjuar urrejtjen ndaj korrupsionit, ndaj abuzimit me taksat dhe fondet publike.

Kemi dëgjuar edhe zhgënjimin me politikanë që kanë zhgënjyer besimin e tyre. Kjo është arsyeja pse ne zhvilluar në gjithë këto muaj një program real për njerëz real. Program i cili godet problemet tuaja të përditshme. Program që bazohet mbi vlerat më të larta. Duhet të mbështesim vlerat e familjes, të traditës sonë, të çdo komuniteti që përbën këtë komunitet. Kjo është arsyeja pse kundërshtari nuk i shkonte zotit Këlliçi përballë në dabat”, tha ai.

berisha meta fushata

Lini një Përgjigje