TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2023, 19:19

Berisha merr në mbrojte Fredi Belerin dhe akuzon Ramën: E nisi garën me tritol dhe e përfundoi me arrestime

Shkruar nga Pamfleti

Berisha merr në mbrojte Fredi Belerin dhe akuzon Ramën: E nisi

Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë takimit përmbyllës të fushatës elektorale në Elbasan akuzoi qeverinë se ka mbjellë varfëri në të gjithë vendin.

Berisha gjithashtu mori në mbrojtje kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, i cili u arrestua mesnatën e mbrëmshme me akuzën për shit-blerje votash. Ish kryeministri tha se Rama, e nisi fushatën e tij me tritol dhe e mbylli me arrestime, referuar arrestimit të Fredi Belerit.

Ai akuzoi ndër të tjera kreun e qeverisë është angazhuar në një luftë të egër ndaj opozitës dhe se po bënë gjithçka për të shkelmuar votën e lirë dhe të ndershme.

Të reflektojmë për gjendjen tonë ekonomike, sa herë në dyqane rëndohemi nga çmimet gjithnjë në rritje, për listat e gjata që zgjaten e bëhen tërkuzë, sepse shumë bashkëqytetarë tanët nuk kanë me se paguajnë ushqimin e përditshëm.

Të gjitha këto kanë ardhur sepse Elbasani e Shqipëria qeverisen nga kjo qeverisje. Ju ftoj të votoni ndryshimin më 14 maj e mos harroni se të gjitha sa thash më sipër Rama në këtë fushatë i mbuloi me tallje për qytetarët, me sharje për kundërshtarët, me tallava për gaztorët.

E nisi fushatën me tritol dhe e mbylli me turp e arrestime. Le të shndërrojmë 48 orët e fundit në orët e reflektimit. Le të mendojmë për shqiptarët e larguar të detyruar nga papunësia, mospasja, nga dhunimet e lirive e të të drejtave. Ju e keni të qartë se si dhjetëra mijëra qytetarë u arrestuan për faturat e dritave.

Rama u angazhua në luftë të egër kundër opozitës. Bën gjithçka të dhunojë e shkelmojë votë, emisarët e tij shpërndajnë si hiena para e blejnë vota. Kjo blerje votash që konvertohet në pushtetin e një njeriu, i solli çdo familjeje shqiptare një fatkeqësi të madhe e varfëri në rritje. Të votojmë Luçiano Boçin, intelektualin e shquar që ka hartuar projektin e një Elbasani ndryshe, qytet dinjitoz për qytetarët e tij”, tha ai.

berisha beleri rama

Lini një Përgjigje