TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2023, 10:19

Berisha me deputetët kthejnë përmbys Kuvendin, ironizon PS: Vetëm po na shtoni votat!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha me deputetët kthejnë përmbys Kuvendin, ironizon PS:
Petro Koçi

Opozita  grupit të Sali Berishës kthyen sërish përmbys sot Parlamentin e Shqipërisë.

Gjithçka nisi me tensione që në momentin e hyrjes së deputetëve të grupit të Sali Berishës në seancë. Garda kishte bllokuar derën duke i kontrolluar. Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka u përplasën dhe përleshën me gardistët. Më pas u futën në sallë. Garda sërish dështoi.

Flakadanët u futën brenda nga opozita. Sapo nisi seanca i ndezën. Karriget i mblodhën në foltore. Salla u mbush nga tymi.

Kryeministri nuk preferoi që të shkonte në seancë. Nuk munguan sharjet, ofendimet dhe kërcënimet.

Megjithatë Lindita Nikolla bëri sikur nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme duke vijuar normalisht seancën. Fjalën e morën disa deputetë të PS-së mes tymit dhe kaosit dhe ironizuan Berishën.

“Me këto klithma mazhorancës i shtohen votat” tha Petro Koçi.

petro koçi kuvend

Lini një Përgjigje