
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për çështjen “Beleri”, teksa ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama se arrestimi i tij është bërë me urdhër të Ramës.
Gjatë një interviste për median greke “SKY”, Berisha ka deklaruar se aktakuza kundër kryetarit të zgjedhur të Himarës është e sajuar dhe se dëshmitarit mbi të cilin ishte bazuar prokuroria për tentativë blerje votash, është paguar me 7 mijë euro për shërbimet e tij dhe se për këtë thotë se ka prova.
“E kuptova që ishte një provokim i vjetër policor ndaj tij. Më vonë gjeta prova të qarta se oficerë të lartë të policisë dhe një informator ishin të përfshirë. Ekziston një fond sekret për ata që kryejnë “misione speciale”. Ky provokator ka mbledhur para nga ky fond në kundërshtim me ligjin, një tarifë prej 7000 euro”, tha Berisha.
Ai shprehet gjithashtu se ka prova se shuma që i është dhënë dëshmitarit kryesor ndaj Fredi Belerit është paguar nga fondet sekrete të policisë shqiptare.
Berisha e quan Belerin të burgosur politik dhe e lidh ndjekjen e tij me dëshirën e kryeministrit Edi Rama për të kontrolluar investimet në Himarë.
Lini një Përgjigje