Politike17 Mars 2023, 13:00

Berisha në panik pas vendimit të KAS, i hakërrehet Alibeajt: Jam unë kryetari, ai është peng i Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Berisha në panik pas vendimit të KAS, i hakërrehet Alibeajt: Jam

Vendimi i KAS për të njohur Alibeajn si kryetar të PD ka tërbuar Sali Berishën. Ky i fundit ka shpërthyer në sulme e akuza ndaj Alibeajt dhe Lulzim Bashës, duke i cilësuar ata si pengje të Ramës. Berisha këmbëngul se është ai kryetari, ndonëse nuk e njeh asnjë institucion.

"Të shpallësh kryetar atë që nuk është kryetar, do të thotë të pranosh të emëruarin e Edi Ramës. Është shkelur çdo ligj dhe standard i këtij vendi apo i këtij narkoshteti. Të pretendosh që Alibeaj, që nuk është votuar kurrë, nuk është emëruar kurrë, nuk është votuar në asnjë forum të partisë, që nuk guxon të votohet se nuk merr asnjë votë, që është shndërruar në peng të Ramës, është kryetar i PD, këtë e bën vetëm Edi Rama. Kjo do të thotë të kthehesh te opozita e emëruar. Nuk ka asnjë vendim gjykate, që Alibeaj është kryetar partie. Ka një vendim gjykate, që Sali Berisha është kryetar partie. Por këtu nuk kanë rëndësi ligjet. Këtu ka rëndësi tmerri shpirtëror që ka Edi Rama dhe mendon se përmes Alibashës dhe Alibravës mund të shpëtojë nga 14 maji. Ky është një pseudoshtet. Detyrohet të shkruajë kryetar nënkryetar i autorizuar. Nuk ka, ka rregulla të prera statusore. Është një vegël e kapur në krim nga Edi Rama dhe ky është problemi i tij. Nuk ka lidhje me PD-në. Alibasha dhe Alibrava nuk kanë lidhje me PD-në. Janë të dy pengje të Edi Ramës dhe Edi Rama i përdor ata në mënyrën më të pamëshirshme", tha Berisha.

Një ditë më parë KAS i hapi rrugë regjistrimit të PD me emrin e ALibejt, duke detyrur Berishën të strehohet te partia e Metës.

berisha alibeaj rama kas