TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2025, 14:45

Berisha njoftoi protestë, reagon Rama: O Mbret, më 16 maj do të mblidhen nga të 4 anët e Europës në Tiranë!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha njoftoi protestë, reagon Rama: O Mbret, më 16 maj do të
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pak minuta pas lideri i opozitës, Sali Berisha, njoftoi protestë më 16 maj, për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve, në ditën kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian.

“Më 16 maj të gjithë ata do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret dhe ne, stërnipërit e tu do të jemi të gjithë krenarë për emrin e Shqipërisë tonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës”, shkruan Rama në Facebook.

Berisha njoftoi protestë, reagon Rama: O Mbret, më 16 maj do të

Deri tani kryeministri nuk ka mbajtur asnjë konferencë për mediat për të komentuar rezultatin e zgjedhjeve, duke thënë se do të presë përfundimin e tyre. Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste ka blinduar mandatin e katërt qeverisës, me plot 82 deputetë, ndërsa PD ka duket se ka siguruar vetëm 52 vende në Parlament. 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha doli në një deklaratë për mediat ku paralajmëroi se në datë 16 do të mbahet një protestë në bulevardin Zogu i Parë.

“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet në datën 16 në orën 17:00 në Bulevardin Zogu i Parë, për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk zbaton asnjë rregull. Protesta do të jetë paqësore. Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që do cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e atyre që vijnë por duam që ata të mësojnë se ka qenë i ftuar nga një narko-diktator.”, tha Berisha.

berisha njoftoi protestë reagon rama

Lini një Përgjigje