TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Nëntor 2025, 12:59

Berisha njofton protestë ditën e hënë: Parlamenti zhvendoset para Kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti
Berisha njofton protestë ditën e hënë: Parlamenti zhvendoset
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se PD nisur nga dita e hënë, do të nisë protestat.

Skenari këtë herë është pak më ndryshe nga protestat e mëparshme, pasi Berisha tha se ditën që do të ketë Kuvend, deputetët e PD dhe qytetarët do të protestojnë para Kryeministrisë.

Më pas tha ai do të thirret dhe protestë Kombëtare.

“Dita e hënë do të jetë dita e fillimit të parlamentit para kryeministrisë së qyqarëve dhe parlamentare, PD ndërmerr tani një fillim të ri, një analizë të plotë të gjendjes në vend të situatës, se narko- shteti i Ramës dhe ndaj kësaj diktuare ka vetëm një rrugë, protesta dhe vetëm protesta”, tha Berisha.

 

 

parlamenti zhvendoset para kryeministrisë berisha njofton protestë ditën e hënë

Lini një Përgjigje