
Ish deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka folur sot në lidhje me procesin e hapur të SPAK ndaj Jamarbër Malltezit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
I ftuar në Faxnews, Boçi tha se Berisha nuk po refuzon që të paraqitet ne gjykatë, në seancën e parashikuar për sot. Por që duhej ndjekur rruga ligjore, për ta vënë në dijeni.
Boçi nënvizoi se në 3 vite hetime nuk është gjetur asnjë fakt apo provë si për Berishën, ashtu edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
“Berisha në mënyrën si vepron është në të drejtën e tij Kushtetuese. Berisha ka detyrimin ligjor të mbrojë Kushtetuten. Ai nuk po refuzon të paraqitet në gjykatë por po mbron Kushtetuten dhe ligjin. Kushtetuta e thotë, rruga për të shkuar në Gjykatë është kjo. Prokurori i SPAK ka gabuar në orientimin e akuzës.
Berisha si politikan ka kërkuar në 2012, që ky kufizim i deputetit të hiqet, ka qenë Rama që nuk ka pranuar. Për Ahmetaj u ndoq procedurë? Po. Për Alqi Bllakon? Sigurisht. Ka një institucion që merret me zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës.
Vënia në dijeni në rrugë ligjore. Ka tre vite që hetohet. Çfarë rruge hetimi do hapim ne? Është bërë hetim dhe nuk është gjetur fakt dhe provë si për Berishën dhe Malltezin pas 3 vitesh. Malltezi nuk akuzohet per tendera, por ka marrë pronën e tij”, tha ndër të tjera Boçi.
Lini një Përgjigje