TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2025, 11:15

Berisha sulmon deputetët e PS para Çelës dhe Dumanit: Të gjithë keni dosje! Ulsiu pse nuk e pyet Hajrin për 500 mijë eurot?

Shkruar nga Pamfleti
Berisha sulmon deputetët e PS para Çelës dhe Dumanit: Të
Sali Berisha

Nuk kan munguar debatet mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës në seancën e sotme parlamnetare, ku prezentë janë edhe krerët e drejtësisë, Altin Dumani dhe Olsian Çela.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend ka deklaruar se të gjithë anëtarë e kabinetit qeverisës janë të frikësuar nga sistemi i drejtësisë për shkak të “mëkateve” të bëra.

“Ju jeni mëkatarë, të gjithë keni dosje. Ata kanë mëkatet e tyre. Ky është një kompromis që bëhet mes mëkatarëve sesi ti mbuloni.

Unë e kuptoj që Ulusi nuk do të që të pyes për kostumet që solli Altin Hajri, për çantën “Louis Vuitton”, për 500 mijë eurot.

Ky tjetri  nuk do që ta pyes për bisedat me Mario Çelen, nuk do që ta pyes për dëshminë e Eriona Daupajt.

Ky është një kompromis mbi krimin. Ju bëni një gabim historik nëse i hiqeni deputetëve të drejtën  për të pyetur.”, tha Berisha.

 

 

 

 

sali berisha altin dumani olsian cela

Lini një Përgjigje