Politike23 Maj 2023, 12:39

Disfata e thellë në zgjedhje, Berisha sulmon mediat: Pse mbrojnë Ramën, nuk e shohin që votat janë blerë?

Shkruar nga Pamfleti
Disfata e thellë në zgjedhje, Berisha sulmon mediat: Pse mbrojnë
Sali Berisha

Ish-kryeministri Berisha nuk ndalet së justifikuari humbjen e thellë të 14 majit. Në takimin sot me Kryesinë Berisha tha se vota e shqiptarë është blerë. Madje u kërkoi llogari edhe gazetarëve të cilët sipas tij nuk e mbështesin këtë qëndrim.

U them avokatorëve të verbër të Edi Ramës, që u ka verbuar sytë e mendjes. Tragjike që bëjnë avokatinë e këtij procesi. Është hera e parë në histori që vota blihet haptas, publikisht, me 670 mijë zarfa. Secila prej tyre 50 mijë lekë në mes të fushatës elektorale, drejtuar pensionistëve shqiptarë. Rama mblodhi punonjësit në Kryeministri dhe i tha ‘ti do ta kesh rrogë 2 milionë’ e kështu me radhë. Ai mobilizoi fondin e pagave dhe pensioneve për të grabitur votës e shqiptarëve.

Një tjetër blerje nën dorë ishte operative. Në një pjesë të madhe të bashkive, në ato ku ai parandjenjë rrezik. Unë kam dëgjuar avokatët e mega krimit në media të shtrojnë pyetjen: keni –prova?  Ato denigrojnë veten e tyre me këtë pyetje! Nuk ka provë më të madhe sesa këto që thashë! Asgjë nuk i pengon atyre të shohin, por siç duket ata që kanë blerë votën u kanë blerë edhe gjuhën atyre”, tha Berisha.

Më tej Berisha tha se synimi është të mbrojnë votën me dinjitet dhe rregulla, jo me armë e dhunë.

Mbi qëndrimet aktuale ndaj zhvillimeve post elektorale në vend. Në krye të radhës unë kam qenë i bindur se detyra më parësore, më kryesore e PD është mbrojtja e votës së shqiptarëve dhe misioni i saj themelor. Zotimi solemn e i përsëritur i yni në mënyrë konstante duke qartësuar se mbrojtjen e votës PD nuk e nënkupton mbrojtje me armë, me dhunë. PD me mbrojtjen e votës nënkupton sot dhe për sa kohë do jetë forcë demokratike me dinjitet dhe rregulla për të nxitur votimin për ta inkurajuar dhe për të mbikëqyrur çdo lloj dhunimi, cënimi në procesin e votimit dhe për të marrë qëndrimet përkatëse në varësi të tyre. Pas rezultatit tashmë të njohur, kandidatët, kryetarët e degëve, ju që jeni këtu jeni angazhuar pikërisht në këtë proces. Jemi angazhuar dhe e konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishme, themelore sepse ky proces solli më shumë se kurrë në historinë e një vendi krim në pushtet. Ky është prcoesi i parë në 32 vite, i cili nis me deklaratën e kryeministrit se kodi elektoral është kinezëri për të. Nisur nga ky koncept që e shpalli nga zyra e tij në kryeministri vetëkuptohet që zgjedhjet do të ishin proces pa asnjë garanci ligjore”, tha Berisha.

berisha 14 maji mediat rama