Politike30 Mars 2023, 18:41

Berisha sulmon nga Kruja Artur Bushin: E thirrën në SPAK për afera, por ndërhyri Rama në telefon për ta shpëtuar

Shkruar nga Pamfleti

Berisha sulmon nga Kruja Artur Bushin: E thirrën në SPAK për

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur sot në Krujë për të prezantuar kandidatin e tij në këtë bashki, ku nuk kanë munguar sulmet ndaj kryebashkiakut Artur Bushi.

Berisha tha para mbështetësve të tij se Bushi po hetohej për korrupsion në bashkinë e Krujës dhe se kishte “shqelmuar” hetuesin e tij. Sipas tij, kur ai u thirr në SPAK kryeministri Rama ka ndërhyrë me telefon, ndërsa prokurori i përgjithshëm nuk thotë gjë për nëpunësin e tij.

Artur Bushi shqelmoi hetuesin se po e hetonte për korrupsion në bashki. E thirrën në SPAK dhe ndërhyri në telefon Edi Rama. Ai rrinte i rrahur, vetëm sepse tentoi të hetonte korrupsionin. Këtu sundon mafia. Prokurori i Përgjithshëm nuk thotë një fjalë, nuk guxon. Sa vetë humbën jetën në Thumanë? Ka vend në botë që hesht para gjëmës që ndodhi. Pallatet ishin shpallur të pabanueshme. U lanë aty gjer sa erdhi tërmeti për t’u marrë jetën. Nuk pati asnjë hetim”, tha Berisha.

berisha rama bushi